INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë, më të forta se meshkujt në dhimbje

Gratë, më të forta se meshkujt në dhimbje

Publikuar më: 10:21 16-01-2019

Gratë kujtojnë më pak episodet e dhimbshme të jetës dhe janë më pak të nënshtruara ndaj stresit. Kjo tregohet nga një studim kanadez nga Universiteti i McGill dhe Universiteti i Torontos, i cili u botua në revistën, "Biologjia Aktuale". Analiza theksoi dallimet mes gjinive. Doli, për shembull, se si meshkujt më qartë kujtojnë përvojat e mëparshme të dhimbshme. Ata, në fakt, ishin më të stresuar  dhe të ndjeshëm kur u kthyen në vendin ku kishin përjetuar të njëjtin moment të mëparshëm negativ. E gjithë kjo, megjithatë, nuk u shfaq në mesin e femrave. Kjo, shpjegojnë studiuesit, potencialisht mund të ndihmojnë në zbulimin e trajtimeve të reja për format kronike të dhimbjes. "Ne vendosëm të bëjmë një eksperiment për dhimbjen në minj dhe gjetëm këto dallime të habitshme në nivelet e stresit, në mesin e minjve meshkuj dhe femra”-thotë Jeffrey Mogil, një nga hulumtuesit e studimit. Ata vendosën të eksperimentonin te njerëzit për të parë nëse rezultatet ishin të ngjashme. Studiuesit u tronditën kur panë të njëjtat dallime. Një nga eksperimentet ku u përfshin njerëzit, është kur ata hyjnë në një dhomë ku  përjetuan nivele të ulëta të dhimbjes të shkaktuara nga nxehtësia. Ata e vlerësuan nivelin e dhimbjes në shkallën nga 1 nga 100 pikë, ndërsa në minj  dhimbja u vlerësua duke parë shpejtësinë me të cilën ata u larguan nga burimi i nxehtësisë. Menjëherë pas kësaj përvoje të dhimbjes së nivelit të ulët, pati një dhimbje më intensive. Kur ata u sollën në të njëjtën dhomë ku u krye testi i mëparshëm, njerëzit vlerësuaran si më të lartë dhimbjen se ajo që kishin përjetuar një ditë më parë, dhe te meshkujt kjo ishte më e lartë se te femrat. Në mënyrë të ngjashme minjtë meshkuj, (por jo femra), që kthehen në të njëjtin mjedis kanë treguar një përgjigje ndaj dhimbjes akute termike, ndërsa minjtë të vendosur në një mjedis të ri dhe neutral, jo. Për të konfirmuar se dhimbja ishte rritur për shkak të kujtimeve të dhimbjes së mëparshme, studiuesit injektuan te minjtë meshkuj një ilaç që është i njohur për bllokimin e kujtesës. Në këtë rast, minjtë nuk treguan shenja të dhimbjes.

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703