INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në ''zemër'' të Rinasit! Detaje të reja, ja sa para mendohet se janë grabitur...

Grabitja në ''zemër'' të Rinasit! Detaje të reja, ja sa para mendohet se janë grabitur...

Publikuar më: 16:41 09-04-2019

Dalin të dhëna të reja nga grabitja në aeroportin e Rinasit. Mësohet se 4 persona, me një furgon të bardhë me një mbishkrim ‘Hetimi Tatimor’ janë afruar në momentin kur shuma prej mbi 2 milionë eurosh po vendosej në një makinë të blinduar dhe kanë vepruar menjëherë, shkruan Newsbomb.

Mësohet se ka patur një shkëmbim zjarri e për pasojë ka mbetur i vdekur një nga grabitësit. Po kjo e dhënë nuk konfirmohet ende zyrtarisht nga policia. Paratë i përkisnin disa bankave të nivelit të dytë.
Pas ngjarjes autorët e veshur me rroba ushtarake janë larguar me shpejtësi brenda dy minutash drejt Fushë-Krujës, ndërsa pak më vonë është gjetur edhe një makinë e djegur në vendin e quajtur Shkalla e Tujenit.
Dyshohet se mjeti i djegur u përket autorëve por ende informacion zyrtar nuk ka. Kjo është grabitja e tretë e kësaj natyre në Rinas.

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443