INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas, Kryemadhi dhe Berisha ''njëzëri'': Vjedhje e organizuar nga shteti!

Grabitja në Rinas, Kryemadhi dhe Berisha ''njëzëri'': Vjedhje e organizuar nga shteti!

Publikuar më: 20:47 11-04-2019

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur supergrabitjen e 10 milionë eurove në Rinas si një ngjarje të organizuar nga segmente shtetërore.

I ftuar në Ora News, Berisha tha se edhe Al Kapone nuk do ta bënte dot një grabitje si ajo e Rinasit për të dytën herë rresht.

Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njejtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit. Me një precizion të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetitn e Avizacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka bandidtë në botë që të organizojë dy herë të njejtin skenar në botë.As Al Kapone nuk do ta bënte dot dy herë rresht”, u shpreh Berisha.

Në të njejtën linjë me ish-kryeministrin Berisha ka qëndruar Monika Kryemadhi, por nga një studio tjetër, ajo e A2.

Sipas kryetares së LSI-së pas kësaj grabitje fshihen bandat e Edi Ramës.

‘Në 6 vite Edi Rama nuk ka raportuar asnjëherë për gjendjen e kanabisit në vend, edhe pse ka patur gjeneral Sandër Lleshajn. Tani ç’mund të pretendoni ju për Romeon dhe Zhuljetën e rendit dhe sigurisë. Për cilën ushtri do flasim? Për ushtrinë që fikte radarët kur kalonin gomonet me drogë? Për ushtrinë ku pilotët rrëzoheshin me helikpoterë me drogë në Spanjë? Janë disa raste të përsëritura, segmente më të rëndësishme të Ushtrisë dhe Policisë shqiptare janë më të njollosura për krimin dhe drogën në vend. Unë mendoj që e gjithë skema sot që nga grabitja te vendosja e ushtrisë është një skenar i tij. Dakort le ta marrë ushtrinë, po ato 10 milionë do t’i kthej. 10 milionët i kanë marr bandat e Edi Ramës, le të dali të thotë ai që flet kot ajo. Po të shikohet vrasja e autorit. Po të shikoni nuk ka asnjë plumb makina. Merreni dhe shikoni makinën.’, përfundoi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607