INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
GQ Men of the Year Awards 2016, eventi që mblodhi të gjithë yjet e modës [FOTO]

GQ Men of the Year Awards 2016, eventi që mblodhi të gjithë yjet e modës [FOTO]

Publikuar më: 12:33 07-09-2016

Nga Ashley Graham tek sexy Bella Hadid dhe duke vazhduar me yje si Daisy Lowe dhe Ellie Goulding; iu bashkuan eventit GQ Men Of The Year Awards 2016. Kjo e fundit është një nga ceremonitë më të mëdha të vitit dhe kurrë nuk ka dështuar në tërheqjen e yjeve më të njohur të showbizz-it.

Kështu, disa nga emrat më të lakuar  të botës së modës kanë parakaluar në tapetin e kuq të martën në mbrëmje.

Dukej si një “betejë e vërtetë” mes femrave fashion me rastin e 19 vjetorit të kësaj reviste për të për të fituar titullin “mbretëresha me stilin më të veçantë”.

Nëpër veshje mbizotëronin dantella, buste të ngurta  të zinj, fustane të gjatë elegantë me pjesën e bustit të zbuluar duke nxjerrë sa më në pah feminilitetin e tyre.

Fustani që Ashley  Graham kishte zgjedhur,  theksonte jo vetëm dekoltenë e saj por edhe prerja që niste nga kofsha i nxirrte në pah këmbët .

Motra e vogël e Gigi Hadid, kishte veshur një fustan me prerje të thjeshtë dhe mjaft elegante e kombinuar me një varëse të ngjitur në qafë dhe me flokët e e gjatë.

27 vjeçarja Daisy, e veshur me një fustan të gjatë të zi me dekoletën e hapur dhe me flokët e gjatë të drejtë, paraqiste një figurë mjaft interesante.

Këngëtarja e “Burn”, Ellie Goulding u paraqit me një fustan të shkurtër me lule rozë të qëndisura  i cili i linte ti dukeshin këmbët e tonifikuara. Veshjen e kishte kombinuar me disa stoli të thjeshta diamanti. Ndërsa flokët e saj të gjatë biondë i plotësonin figurën e vajzës së ëmbël.

Rebecca Adlington dhe ish i saj Mark Foster dukeshin më të afërt se kurrë teksa  arritën në GQ Men  Aëards  2016 së bashku të martën .

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822