INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditi me grusht mjekun tek infektivi, policia shpall në KËRKIM 45-vjeçarin

Goditi me grusht mjekun tek infektivi, policia shpall në KËRKIM 45-vjeçarin

Publikuar më: 12:30 11-02-2019

Policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin i cili dhunoi mjekun në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv në Tiranë.

Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasit A.M 45 vjeç banues në Tiranë.

"Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej  i shtruar në  spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës", shkruan policia në njoftimin zyrtar.

45 vjeçari pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492