INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet grupi i kokainës me në krye shokun e Shullazit, Lleshaj dhe Veliu me urgjencë në Elbasan

Goditet grupi i kokainës me në krye shokun e Shullazit, Lleshaj dhe Veliu me urgjencë në Elbasan

Publikuar më: 17:22 12-04-2019

Pesë persona në Tiranë dhe tetë të tjerë në Elbasan janë arrestuar ditën e sotme nga policia si pjesë e një grupi të strukturuar të trafikut të drogës, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan rreth 1 kg kokainë. Mes të arrestuarve është Klajdi Gjeci i njohur si anëtar i grupit të Shullazit dhe dy bashkëpunëtorë të grupit te Capajve.

Ditën e sotme skuadra operacionale dhe RENEA kanë zhvilluar operacione kundër narkotikëve në Tiranë dhe Elbasan. Gjatë aksionit të zhvilluar në Tiranë kanë rënë në pranga pesë persona mes të cilëve edhe Klajdi Gjeci i njohur si anëtar i grupit të Shullazit dhe u sekuestrua një kg kokainë.

Mësohet se Gjeci shpërndante drogë në lagjet kreysore të kryeqytetit, ku përfshihen Tirana e Re, Stadiumi Dinamo dhe zona e Bllokut.

Ndërkohë që nga aksioni i zhvilluar në Elbasan janë arrestuar tetë persona, dy prej të cilëve janë pjesë grupit të Capajve.

Zbardhen emrat e 6 prej të ndaluarve gjatë operacionit të zhvilluar këtë të premte nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Krimet e Rënda.

Të ndaluarit

Lavdosh Demaj (bashkëpunëtor i grupit të Capajve)

Agron Qafaj (bashkëpunëtor i grupit të Capajve)

Aurel Ferra

Skënder Pëllumbi

Edmond Bardhi

Nushi Salla

Vetëm pak pasi u goditën dy grupe kriminale, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Ardi Veliu janë duke mbajtur një takim urgjent në Elbasan.

Mësohet se në takim po merr pjesë prefekti Gledian Llaja, drejtuesit e policisë, kreu i degës së SHIK-ut në këtë qytet dhe prokurorja Enkeleda Milonai.

Gjithashtu bëhet me dije se takimi i organeve ligj-zbatuese po mbahet në Prefekturë.

Article Logic
Execution time: 0.0020802021026611