INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjunjëzohet Japonina, pas përmbytjeve tërmet i fuqishëm [FOTO]

Gjunjëzohet Japonina, pas përmbytjeve tërmet i fuqishëm [FOTO]

Publikuar më: 09:03 08-07-2018
Tronditet Japonia nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë. Tërmeti u regjistrua në lindje të vendit dhe është ndjerë edhe në Tokio. Raportohet se nuk kishte asnjë paralajmërim nga Agjencisa Meteorologjike dhe Instituti i Gjeoshkencave as për tërmetin e fortë dhe as për tsunamin e një dite më parë. Aeroporti i Naritës në prefekturën e Chiba ku u regjistruar tërmeti, mbylli përkohësisht dy pista në orën 8:25, por uljet dhe ngritjet u lejuan të rifillonin rreth 10 minuta më vonë.
Të paktën 49 persona të vdekur dhe më tepër se 47 të zhdukur në Japoninë jugperëndimore është bilanci paraprak si shkak i rrëshqitjeve të dheut, nga shirat e rrëmbyer. Sipas shërbimit publik japonez të transmetimeve, më tepër se 1.6 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë, 3,1 milionë banorë të tjerë u këshilluan të evakuoheshin. Ndërsa shirat e rrëmbyer kanë vazhduar në Japoninë qendrore dhe perëndimore. Rreth 48,000 zjarrfikës dhe forca policore u aktivizuan në këtë situatë emergjence. Ministri i Mbrojtjes, Itsunori Onodera tha se 21,000 trupa të tjera janë në gjendje gatishmërie. Të shtunën në mbrëmje dhe orët e para të së dielës, jugu i kryeqytetit Tokio u godit nga tërmete me forcë 5.9 - 6 ballë, që tronditën ndërtesat e qytetit.
  
termeti_jap_-_Copy.jpg
 
 termeti_japoni_sot.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0025899410247803