INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjobitën atë dhe të ftuarit që shkuan në ditëlindjen e tij, reagon me ironi Bes Kallaku

Gjobitën atë dhe të ftuarit që shkuan në ditëlindjen e tij, reagon me ironi Bes Kallaku

Publikuar më: 15:32 23-11-2020

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, festoi disa ditë më parë ditëlindjen e tij, ku mblodhi familjarë e miq në një festë të madhe. Por menjëherë pas kësaj feste, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi se Besi, të ftuarit e tij dhe pronari i lokalit ishin gjobitur pasi kishin shkelur masat e koronavirusit. Pronari i lokalit është gjobitur me 1.000.000 lekë, ndërsa janë gjobitur dhe 30 të ftuarit. Po ashtu, u pezulluan 6 punonjës të policisë për moskryerje të kontrollit të territorit. Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar edhe Besi, i cili ka publikuar një foto me biznesmenin Nar Koka, përbri të cilës ka shkruar:  “Faleminderit që ishe edhe ti i pranishëm tek ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do paguajë edhe gjobën e Ijes”. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549