INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anxhela Peristeri përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision? REAGON drejtori i RTSH-së: Ja e vërteta!

Anxhela Peristeri përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision? REAGON drejtori i RTSH-së: Ja e vërteta!

Publikuar më: 18:31 23-11-2020

Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se këngëtarja Anxhela Peristeri është e përzgjedhura e jurisë për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin “Eurovision 2021”.

Gjithashtu është publikuar edhe një listë e pikëve që juria e Festivalit të Këngës e ka votuar me 322 pikë.

I kontaktuar nga abcnews.al, drejtori i RTSH-së, Martin Leka ka mohuar zërat duke e quajtur të pamundur diçka të tillë. Pasi sipas tij, festivali do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor.

“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor”, u shpreh ai.

Më tej, Leka ka deklaruar se nuk janë pjesë e jurisë anëtarët që janë përfolur nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku. Por bëhet fjalë për emra të tjerë dhe gjithçka është bërë për shkak të interesave personal.

“Gjithçka është bërë për shkak të interesave personal, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë.

I bëj thirrje portaleve të mos merren me intriga dashakeqe, po të tregon transparentë”, tha ai.

Kujtojmë që fituesi që do të zgjidhet në Festivalin e Këngës do të përfaqësojë vendin tonë në edicionin e ardhshëm të “Eurovision”, i cili do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj.

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719