INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjithçka që duhet të dini për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas [FOTO]

Gjithçka që duhet të dini për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas [FOTO]

Publikuar më: 12:15 07-03-2017

Nesër është një ditë e rëndësishme!

Një legjendë shumë e famshme tregon se Festa e Gruas është vendosur si datë në vitin 1908, në kujtim të 129 punëtoreve të vdekura në zjarrin që ra në një fabrikë në Nju Jork, fabrika “Cotton”. Në këtë kohë punëtoret kërkonin kushte më të mira pune dhe me 8 mars pronari i fabrikës bllokoi të gjitha daljet e stabilimentit, në të cilin shpërtheu zjarri dhe vrau shumë prej grave që punonin aty. Por në të vërtetë bëhet fjalë vetëm për një rrëfenjë që lindi në vitet në vazhdim dhe u tregua sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

 Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909. E vendosi Partia Socialiste amerikane që atë ditë organizoi një manifestim të madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar. Ky ishte një diskutim i hershëm, si në SHBA (janë të famshëm artikujt e socialistes Corinne Brown), si në Kongresin e VII Ndërkombëtar Socialsit (i mbajtur në Shtutgard në vitin 1907).

Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909 mijëra punëtore në Nju Jork hynë në grevë për ditë të tëra duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës. Në vitin 1910, Kongresi i VIII Ndërkombëtar Socialist propozoi për herë të parë vendosjen e një dite dedikuar grave.

landscape.jpg

Më 25 mars të vitit 1911 kupa u mbush: në fabrikën “Triangle” në Nju Jork shpërtheu një zjarr dhe 146 punonjëse (gra të reja emigrante), humbën jetën. Mbase nga kjo ngjarje lindi edhe legjenda e fabrikës “Cotton”, shumë e ngjashme me të. Që nga ky moment manifestimet e grave u shumëfishuan. Në shumë vende, mes të cilëve edhe në Gjermani, Austri dhe Zvicër, lindi dita dedikuar grave.

Data 8 mars u shënua për herë të parë në histori si Festa e Gruas në vitin 1917, kur gratë e Shën Petërburgut dolën në shesh për të kërkuar fundin e luftës, duke i dhënë kështu jetë “Revolucionit rus të shkurtit”. Ishte kjo ngjarje që frymëzoi delegatet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Grave Komuniste në Moskë të vendosnin datën 8 mars si, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

img749455.jpg

Në vendet fqinjë me ne, në Itali, Festa e Gruas u përkujtua në vitin 1922 me të njëjtin kuptim politik dhe social. Gjithashtu në Shqipëri, 8 marsi është festuar herë si Dita e Gruas e herë si festa e Nënës. Më shumë ka qenë kjo e fundit që ka mbizotëruar, ndërsa vitet e fundit, më shumë se një ditë ku gratë duhet të kujtojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, 8 marsi është shndërruar në një manifestim femëror.

a6180193755_naa.jpg

Disa fakte rreth kësaj dite:

Është një festë zyrtare në mbi 25 vende
Dita ndërkombëtare e gruas njihet në mbi 27 vende, duke përfshirë Kinën, Vietnamin, Ugandën, Afganistanin, Kubën dhe Rusinë.

Google i adhuron femrat
Sigurohuni që të kontrolloni faqen kryesore të Google-it në 8 Mars, sepse ka disa vite rresht që i nderon gratë në këtë ditë me një mesazh apo logo të veçantë.

Hilary Clinton ndihmoi që kjo ditë të rifitonte rëndësinë e saj
Përpara se Clinton të fillonte fushatën e saj presidenciale, ajo nxorri projektin “100 Eomen Initiative: Empowering Women and Girls Through International Exchanges" në vitin 2011, si një mënyrë për të festuar ditën e grave në mbarë botën.

Nuk festohet vetëm nga gratë
Presidenti Obama ishte përgjegjësi i krijimit të muajit Mars si Muaji i Gruas në Histori, duke filluar nga viti 2011. Edhe pse kjo ditë u krijua nga gratë për gratë, nderohet çdo vit nga gjithnjë e më shumë burra të cilët e kutpojnë rëndësinë e barazisë gjinore. Sa më shumë aq më mirë!

Mund të veproni
Ka shumë mënyra se si mund të jeni pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Gruas edhe këtë vit. Mund të ndërmerrni veprime dhe të vazhdoni betejën paqësore për të pasur gjithmonë të drejta të barabarta.

international-womens-day.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030360221862793