INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vajza e Patrembur” bëhet sot simboli për Ditën Ndërkombëtare të Gruas [FOTO]

“Vajza e Patrembur” bëhet sot simboli për Ditën Ndërkombëtare të Gruas [FOTO]

Publikuar më: 17:09 08-03-2017

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, një simbol i fuqishëm u vendos para skulpturës së famshme të demit prej bronxi në Wall Street të New York-ut.

Këtë mëngjes, New York-u u zgjua me një pamje tjetër. Sigurisht që ishte diçka e planifikuar mirë nga State Street Global Advisors. Këta të fundit instaluan para demit të bronxtë në Wall Street një tjetër statujë, atë të një vajze të vogël që qëndronte e patrembur para demit gjigand. Kjo statujë e quajtur ndryshe “Vajza e Patrembur” u shoqërua me një deklaratë ku thuhej: “Mësoni fuqinë e femrës si drejtuese. AJO bën diferencën.”

1488980348-syn-elm-1488924827-shutterstock-8477323c.jpg

Nga ana tjetër, artistja Kristin Visbal foli për veprën e saj duke thënë se është një copëz arti me të cilën çdo femër ka një lidhje. Demi është një simbol mashkullor i trimërisë dhe vendosmërisë. Duke qënë se Wall Street ka qënë gjithmonë një zonë e dominuar nga meshkujt, për mua kjo vajzë e vogël dhe delikate është tepër e fuqishme.”

C6UzkWJWcAA7aiB.jpg

Article Logic
Execution time: 0.007178783416748