INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjiko rrëfehet për aksidentin me makinë, bën shaka “makabre”!

Gjiko rrëfehet për aksidentin me makinë, bën shaka “makabre”!

Publikuar më: 10:30 09-08-2017

Reperi i njohur u bë pjesë e një aksidenti me makinë në tunelin e Kalimashit ditën e hënë.

Por për fat të mirë duket se nuk ka pasur asnjë të lënduar nga personat që udhëtonin brenda në makinë, pavarësisht se kjo e fundit u shkatërrua tërësisht. Dhe për të siguruar për gjendjen e tij shëndetësore ka menduar vetë Gjiko nëpërmjet një video të postuar në Instagramn. Gazetta Express bën me dije se ai i ka falenderuar të gjithë ata që janë shqetësuar për të, si dhe dha disa detaje të mëtejshme. Gjiko sqaroi se nuk ishte vetë në timonin e makinës, dhe bëri shaka me faktin që nëse do t’i jepte ai “do të vdisnin”. Fatmirësisht nuk ka ndodhur asgjë dhe Gjiko është si kokrra e mollës.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604