Filloreta Raçi-Fifi është padyshim kryetema e dy muajve të fundit.
Këngëtarja e njohur ditën e djeshme u largua nga shtëpia e Big Brother Vip pas shumë situatave të krijuara, sidomos asaj të martës kur u alivanos pas një debati me opinionisten e programit, Balinën.
Njëri nga personazhet publike që i doli në përkrahje Fifit pas spektaklit të martës, ishte edhe aktori i njohur i humorit, Sevdai Radogoshi.
‘’Fifi më e forta je, vazhdo lojën, mos u dorëzo, forca’’, kishte shkruar ditë më parë Qumili.
Ndërsa ditën e sotme në një lidhje direkte për ATV ai tha se janë prekur nga largimi i saj madje bashkëshortja e tij ka qarë.
‘’Jemi duke punuar në një komedi, kur u ktheva në shtëpi gjeta gruan me sy të kuq duke qarë për largimin e Fifit nga Big Brother’’, tha Radogoshi duke treguar se bashkëshortja e tij e kishte përcjell shumë këngëtaren gjatë qëndrimit brenda shtëpisë ndërsa vet ai më pak për shkak të angazhimeve.