INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjest emocionues! Selena Gomez feston Krishtlindjet me fëmijët e sëmurë në spital [FOTO]

Gjest emocionues! Selena Gomez feston Krishtlindjet me fëmijët e sëmurë në spital [FOTO]

Publikuar më: 19:41 25-12-2016

Selena Gomez është me të vërtetë një dritë në jetën e shumë njerëzve! Këngëtarja 24 vjeçare vendosi të shpërndajë dashuri në këto ditë festat duke ndaluar në një  spital në Texas, duke ua bërë të paharrueshem festën e Krishtlindjeve, 14 fëmijëve.

“Ajo ishte shumë e ëmbël dhe e mrekullueshme me fëmijët”, u shpreh një burim për E!Neës. “Ajo filloi të qante, dhe shumë pacientë u emocionuan”. Më pas me buzëqeshjen e bukur që e karakterizon, Selena u bë njësh me fëmijët duke dekoruar pemën, biskotat e festës dhe shumë gjëra të tjera. Epo vetëm një që ka vuajtur ua di dhimbjen atyre. “Spitali ishte aq mirënjohës që ajo u largua nga familja e saj, për të vizituar këta fëmijë të cilët nuk mund të festojnë në shtëpi festat”, u shpreh i njejti burim.

Selena i përqafoi të gjithë fëmijët e shtruar në spital dhe bëri foto me ta për t’ua ngrohur zemrat sadopak. Një nga momentet më të ëmbla ishte kur bëri foto me një nga fanset e saj më të mëdha, Madison, e cila kishte mundësinë të takonte idhullin e saj për të parën herë.

Article Logic
Execution time: 0.003230094909668