INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake dhe Jennifer Lopez testojnë marrëdhënien e tyre. Një romancë e re në showbiz? [VIDEO]

Drake dhe Jennifer Lopez testojnë marrëdhënien e tyre. Një romancë e re në showbiz? [VIDEO]

Publikuar më: 19:34 25-12-2016

Është mëse e qartë se Jennifer Lopez dhe Drake pëlqejnë shumë të shoqërohen së bashku, dhe së fundmi kanë vendosur të testojnë marrëdhënien e tyre me një lojë interesante. Në një video të publikuar, Drake, symbyllur,  përgatitet për të rënë në krahët e Jlo, me besim se ajo do e mbajë dhe reperi nuk do të rrëzohet në dysheme. Fatmirësisht, ishte një person tjetër aty, i cili numëronte sekondat para se Drake të lëshohej. Ai thonte “kthehu më shumë” dhe Drizzy ra në krahët e këngëtares 47 vjeçare. Jennifer dukej kaq mirë, nervoze rreth lojës, para se të thontë “Ndjeva ngrohtësi”. Ndërkohë që Drake po buzëqeshte vesh më vesh. Nuk e dimë nëse kjo video është filmuar gjatë fundjavës së festave apo kur ata kanë dalë bashkë në Las Vegas, por nuk kemi dyshimin më të vogël që ata shkojnë shumë me njëri-tjetrin. Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë se Drake dhe JLo janë diçka më shumë se shokë, dhe na duhet ta pranojmë që do të na pëlqente kjo.

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211