INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania voton rezolutën për negociatat, Rama: ''Lajm i mirë, faleminderit Angela''

Gjermania voton rezolutën për negociatat, Rama: ''Lajm i mirë, faleminderit Angela''

Publikuar më: 19:42 24-09-2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të grupit të madh politik CDU SCU për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian me 75 vota pro dhe 25 kundër.

Përmes një statusi në Twitter, Rama falenderon deputetët që votuan pro dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për mbështetjen.

Ndërsa për ata që votuan kundër, Rama thotë se do t’i bindim në çdo hap me fakte se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.

Statusi i plotë:

LAJM I MIRE!

Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE. Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave

FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885