INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjëra që ndodhin! Këngëtarja shqiptare turpërohet në sy të fansave, poston pa dashje foton intime

Gjëra që ndodhin! Këngëtarja shqiptare turpërohet në sy të fansave, poston pa dashje foton intime

Publikuar më: 18:03 30-06-2018

Gjëra që ndodhin! Mesa duket edhe këngëtarja e njohur shqiptare, ka bërë pa dashje një veprim, i cili e ka turpëruar para syve të fansave të saj...

Bëhet fjalë për Shyrete Belulin! Shyhretja rrëfeu edhe disa të pathëna nga jeta e saj.

Ajo tregoi një ngjarje që i kishte ndodhur kur kishte hapur për herë të parë një llogari në Instagram. Duke qenë se nuk kishte mësuar ta përdorte, Shyhretja padashur kishte publikuar një foto të vetes teksa ndodhej në hotel.

"Akoma kam frikë të prek diçka në telefon, se njëherë e kam bërë një gabim. Ishin në Zvicër dhe patëm një koncert. Mbaroi koncerti dhe shkuam në hotel, për të pushuar, për të fjetur. Luli flinte, televizori ishte i ndezur. Duke parë televizor, mora telefonin dhe po shikoja në Instagram, me pishame, kisha rënë për të fjetur."- tregon këngëtarja.

"Si e kam fotografuar veten dhe e kam postuar, duart të mi këpusësh unë nuk di, as tani nuk di me postu. Kur më thërret Learta, ishte ora 10 e gjysmë. Më tha 'Mami çfarë po bën?' I thashë kot po rri në Instagram. Më tha 'Fole me Lumin?'. I thashë jo, pse çfarë ka ndodhur, më shkoi mendja menjëherë për keq. Më tregoi pastaj dhe i thashë a e ka parë ndokush? 'Jo tha, vetëm nja 300 vetë'- ka treguar Shyhretja duke qeshur.

-640-0-5b37928f9c91a.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541