INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjenerata e re e iPhone-ve me teknologjinë Li-Fi, 100 herë më e shpejtë se Wi-Fi

Gjenerata e re e iPhone-ve me teknologjinë Li-Fi, 100 herë më e shpejtë se Wi-Fi

Publikuar më: 11:18 21-01-2016

Gjenerata e re e iPhone-ve mund të ketë teknologjinë e re Li-Fi, e cila është 100 herë më e shpejtë se Wi-Fi.

Një kod i ri i zbuluar tek sistemi iOS tregon se Apple po planifikon të përfshijë teknologjinë Li-Fi brenda modeleve të ardhshme të iPhone-it. Li-Fi i transmeton të dhënat nëpërmjet dritës.

Ky sistem i ri i internetit me valë arrin shpejtësinë 224 gigabajt për sekondë, dhe ka potencialin për të revolucionuar përdorimin e internetit.

Teknologjia Li-Fi është shpikur në vitin 2011 nga Harald Haas, nga Universiteti Edinburgh në Skoci.

Ky sistem përveç se më i shpejtë dhe i sigurt, është edhe më i besueshëm se lidhja tradicionale me Wi-Fi. Meqë dritat nuk mund të kalojnë përmes mureve, teknologjia Li-Fi është më e sigurt nga vjedhja e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0078949928283691