INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi tregon veprimin më të ëmbël që Zayn ka bërë ndonjëherë për të! [VIDEO]

Gigi tregon veprimin më të ëmbël që Zayn ka bërë ndonjëherë për të! [VIDEO]

Publikuar më: 16:27 14-07-2017

Gigi Hadid dhe Zayn Malik do të shfaqen në kopertinën e muajit gusht të revistës prestigjoze Vogue dhe ky është vetëm fillimi.

Ata do të shënojnë kështu të tretën kopertinë të Vogue-s amerikane në vetëm 1 vit për supermodelen bukuroshe dhe të dashurin e saj 24 vjeçar. Si pjesë e revistës Hadid pati gjithashtu mundësinë që t’iu përgjigjej disa pyetjeve unike për seksionin “73 pyetje”. Kur u pyet për gjestin më romantik që Malik kishte bërë ndonjëherë për të, ajo u përgjigj se e kishte marrë në një udhëtim me varkë për Shën Valentin vitin e kaluar. Ata ishin në qendër të vëmendjes dhe Gigi tregon që fakti që mundën t’u shpëtonin paparacëve ishte fantastike. Ndodh që edhe yjet e superpaguara të spektaklit të kënaqen me pak... gjithmonë nëse një udhëtim me varkë mund të konsiderohet pak.

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537