INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi-n e akuzojnë për racizëm, Zayn Malik e mbron kështu [FOTO / VIDEO]

Gigi-n e akuzojnë për racizëm, Zayn Malik e mbron kështu [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 20:04 07-02-2017

Gigi-n e kanë bërë për një lek fansat, por ka kush ta mbrojë atë.

Bella ka shpërndarë një video kontroversiale në Snapchat këtë fundjavë që lamë pas, video në të cilën Gigi shfaqet duke tallur me mimikë imazhin e Budha-s që ishte në formën e një biskote. Kaq ka mjaftuar dhe fansat e kanë ruajtur këtë video, e kanë rishpërndarë atë dhe kanë sulmuar supermodelen Hadid duke e cilësuar veprimin e saj si ofendues dhe racist ndaj aziatikëve.

Mirëpo i dashuri i saj, Zayn është me origjinë nga Azia, pikërisht nga Pakistani, dhe duke qenë se ajo e ka ngatërruar njëherë vendndodhjen në hartë të Pakistanit, një fans etiketoi Malik dhe e pyeti atë se çfarë mendon për videon.

Përgjigja e këngëtarit ishte shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë. “Më beso mua, ajo i pëlqen aziatikët”.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389