INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi Hadid

Gigi Hadid "shkrihet" emocionalisht në urimin për këtë mashkull të veçantë [FOTO]

Publikuar më: 10:59 23-06-2017

Rivaliteti duket se është një fjalë që nuk njihet në familjen Hadid.

Pavarësisht se të dy motrat dhe vëllai, respektivisht Gigi, Bella dhe Anwar janë të gjithë modelë, ata kanë vetëm dashuri dhe mbështetje për njëri tjetrin. Diçka e till u shfaq qartësisht kur Gigi shkroi një dedikim shumë të ndjerë për vëllain e saj më të vogël i cili sapo mbushi 18 vitet për t’u konsideruar ligjërisht i rritur. Dhe si mund të shoqërohej më mirë urimi i saj përveçse me një foto ku të dy po bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, të modelojnë, përkrah njëri tjetrit. “18 vite më parë jeta ime u bekua nga vëllai i vogël më i veçantë dhe fantastik në gjithë planetin. Ti më mrekullon çdo vit e më shumë, duke të parë të rritesh dhe të kesh sukses në atë që ti je, më bën më shumë krenar se sa mund ta marrësh ndonjëherë me mend. Ti më frymëzon mua dhe kaq shumë persona përreth teje, dhe ndjehem kaq me fat që jam gjak i gjakut tënd! Gëzuar ditëlindjen, të dua përgjithmonë.” ishin fjalët e motrës së madhe Hadid për më të voglin e shtëpisë. Nuk mungoi as dedikimi i Bella, e cila ndau foto kur ata të dy ishin shumë të vegjël.

gh1.jpg

gh2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992