INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi Hadid flet hapur për të dashurin e saj: Në krevat me Zayn...[FOTO]

Gigi Hadid flet hapur për të dashurin e saj: Në krevat me Zayn...[FOTO]

Publikuar më: 19:45 05-02-2017

Gigi Hadid dhe vëllai i saj model, Anëar Hadid, kanë pushtuar revistën britanike Vogue në numrin e muajit mars. Zakonisht pyetjeve për sa i përkasin lidhjes së Gigi me Zayn Malik, ajo iu është përgjigjur me një “no comment” ose nuk ka folur fare. Por kësaj here është ndryshe, pasi janë thënë shumë fjalë për një tradhti të mundshme të tij, dhe asaj i është dashur t’i hedhë poshtë këto fjalë. Arsyeja? Gigi do që lidhja e tyre të shkojë më së miri! 21 vjeçarja sakrifikon shumë për dashurinë e saj, saqë në vitin 2016 ka marrë një periudhë pushimi  4 mujore nga puna si modele, për të mbajtur të fortë këtë romancë. Çfarë thotë ajo për Zayn? Thuajse asgjë!

“Ne shohim filma deri natën vonë teska qëndrojmë të shtrirë në krevat, duke pirë kafe dhe duke ngrënë biskota. Gjithmonë kam nevojë për kafe kur jam në krevat. Por kur Zayn më pyet nëse filmi më ka pëlqyer, nuk i kthej përgjigje, sepse më zë gjumi kur arrijmë te gjysma e filmit, dhe ai gjithmonë ankohet për këtë”.

Më shumë se kaq është e pamundur të dish për këtë çift! 

Article Logic
Execution time: 0.0035858154296875