INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Genta Ismajli vjen në bashkëpunim me një tjetër këngëtar të huaj [FOTO]

Genta Ismajli vjen në bashkëpunim me një tjetër këngëtar të huaj [FOTO]

Publikuar më: 17:36 15-11-2019

Së fundmi Genta Ismajli ka vendosur të angazhohet seriozisht në muzikë dhe të punojë akoma më fort për sukseset e saj. Pak ditë më parë një gazetë turke i dedikoi një shkrim Gentës, për shkak të bashkëpunimit që ajo pritet të sjellë me një artist të njohur nga Turqia. Por duket se Ismajli nuk do të ndalet me kaq, pasi ajo ka zbuluar se do të vijë në një duet me një tjetër këngëtar të huaj. Ditën e sotme ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto përkrah këngëtarit me origjinë afrikane, David Jay, me të cilin do të bashkëpunojë.

Ata të dy duket se e kanë punuar këngën e tyre në një studio muzikore në Prishtinë dhe pritet që të publikohet së shpejti. David ka postuar në profilin e tij në ‘Instagram’ momente të ndryshme nga punimi i këngës dhe në fund ka treguar se është i kënaqur me rezultatin.

Këngëtari me origjinë afrikane së fundmi ka publikuar këngën “Let it go” në bashkëpunim me grupin e njohur “Outlandish”. Njësoj si projektet muzikore të Gentës edhe ato të David Jay janë mjaft ritmike, ndaj me siguri kënga që ato do të sjellin do të jetë elektrizuese. Ata të dy nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë bashkëpunim të parë mes tyre, ndaj do të presim deri në publikimin e këngës për të zbuluar diçka më shumë.

 

me.jpg1-8.jpg2-8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053