INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati dokumentari i shumëpritur i Rihannë-s, ja kur do të dalë

Gati dokumentari i shumëpritur i Rihannë-s, ja kur do të dalë

Publikuar më: 10:05 20-08-2018

Dokumentari i shumëpritur i Rihannës, më në fund është afër realitetit. Gjatë vitit 2015 Deadline raportoi se regjisori Peter Berg do ta drejtonte filmin duke ekzaminuar “artisten e re në maje të karrierës së saj profesionale”.

Berg, i cili ia dha këngëtares shtytjen në aktrim me rolin në Battleship, e përshkroi dokumentarin si një “pamje pa filtër të jetës së Rihannës dhe se si ajo u ngjit për t’u bërë ikonë globale”. Filmi ishte planifikuar të publikohet në vitin 2017 pas krijimit të albumit të saj të vitit 2016, por qartësisht u përfshi në vonesa.Duke dhënë sqarime, Berg foli me Slash Film dhe kishte vetëm lëvdata për këngëtaren.

“Mendoj se ajo është një grua e re e jashtëzakonshme dhe me të vërtetë është një lloj profili i asaj se çfarë ndodh për ta bërë atë talente që është sot”, deklaroi ai. “Etika e punës, talenti, fati, vizioni”.Ai gjithashtu tregoi edhe se kur përafërsisht do të jemi në gjendje ta shohim dokumentarin në fjalë: “Ajo është grua shumë shumë interesante dhe filmi do të jetë i gatshëm për një muaj e gjysmë. Pas dy muajsh do ta shfaqim”, përfundoi Berg.

.

Article Logic
Execution time: 0.0029990673065186