INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
GANG GANG! E rrahën, publikoi këngën e re, Mozzik-ut i fshinë këngën, po FERO për kë e ka këtë mesazh?! [VIDEO]

GANG GANG! E rrahën, publikoi këngën e re, Mozzik-ut i fshinë këngën, po FERO për kë e ka këtë mesazh?! [VIDEO]

Publikuar më: 15:21 21-04-2018

I vogël në moshë, por deklaratat i ka shumë të forta!

Fero është një nga reperët më IN të momentit. Edhe pse shumë e shajnë, shumë të tjerë e mbështesin si dhe i japin shumë klikime në YouTube e komente në rrjetet sociale. Ai ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes që nga publikimi i këngës “A po din qysh” dhe “Gang Gang” për të cilën u bë shumë bujë.

Para një muaji ai ishte në qendër të mediave, pasi u përfshi në një sherr ku disa persona me maskë e rrahën në një qendër tregtare.
Edhe pse ai e mohoi ta kenë rrahur nuk vonuan shumë dhe dolën që e kompromentuan deklaratën e tij. Mirëpo Fero na ka treguar që i ka deklaratat shumë të forta dhe dihet që ai nuk ka miqësi të mirë me shumë repera, të cilëve u bën shpesh “diss” duke u thënë se ai është më i miri.

Madje deklaratat e tij kanë shkuar deri në pikën që janë marrë si “diss” edhe ndaj Unikkatil. Edhe me Mozzik i ka prishur marrëdhëniet që nga koha kur ky i fundit u largua nga On Records.  E tani, ai vjen me një paralajmërim për estradën ku shprehet se do i rrëzojë të gjithë me anë të një videoje që ka publikuar në Instastory.

Epo Fero nuk di të ndalet!

 

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326