INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Futi ‘në sherr’ Rusinë me Perëndimin, ish-spiuni Skripal del nga spitali

Futi ‘në sherr’ Rusinë me Perëndimin, ish-spiuni Skripal del nga spitali

Publikuar më: 14:20 18-05-2018

Ish-spiuni rus Sergei Skripal ka lënë ambientet e spitalit, dy muaj pasi u helmua me një agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe.

66-vjeçari u gjet i shtrirë përtokë pranë një stoli në qytet më 4 mars, me vajzën e tij Julia. Ata u dërguan në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit të Qarkut Salisbury, ku gjendja e tyre u stabilizua pasi u ekspozuan ndaj agjentit rus Novichok.

E bija e tij, Julia Skripal doli nga spitali më 9 prill dhe u zhvendos në një vend të sigurt. Drejtoresha e infermierisë Lorna Ëilkinson tha se trajtimi i Skripalëve ishte “një sfidë e madhe dhe e pashembullt”.

Qeveria e Britanisë së Madhe fajësoi Rusinë për sulmin, me kryeministren Theresa May që e përshkruan incidentin si “të neveritshëm”.

Por qeveria ruse mohoi çdo përfshirje dhe ka akuzuar Britaninë e Madhe se ka shpikur një “histori të rreme”.

Por një rast i tillë duket se futi në sherr Rusinë dhe shumë shtete të tjera, të cilat përkrahën Londrën dhe tërhoqën zyrtarët e tyre nga Moska, dhe me të njëjtën monedhë iu përgjigj edhe Vladimir Putin.

Article Logic
Execution time: 0.003392219543457