Një tjetër alternativë në Tiranë e cila i rikthehet Axhendës tonë është Fusion. Ambjent i hapur pranë Aba Business Center, i cili përveçse ofron përgjatë javës një opsion perfekt për t'u relaksuar, mendon edhe për fundjavën tuaj. Fundjavë që do të nisë që të mërkurën me Marsela Çibukaj, do të vazhdojë të enjten me Janex Trio, të premten me tingujt e Telcoo-s dhe do të mbyllet të shtunën me Ad Dishën në mikser. Nëse dëshironi të kaloni bukur, të shplodheni, të njihni njerëz të rinj, por mbi te gjitha të largoni nga vetja streset, atëherë Fusion është zgjedhja juaj!
Ora: 21:00
Data: 13 / 14 / 15 / 16 Korrik
Vendodhja: Rr. Papa Gjon Pali II, ABA Business Center , 1003 Tiranë
www.facebook.com/fusiontirana.albania








25 Dec 2025 





