INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fushata: Totozani – Bibës shfuqizo vendimin, jo më kaseta partish në TV

Publikuar më: 10:11 04-05-2017

Ndërsa motorët e fushatës elektorale janë ndezur, Avokati i Popullit ka një kërkesë për kreun e KQZ Denar Biba. Kemi parë që në fushatat e fundit elektorale kasetat e montuara nga vetë partitë janë transmetuar në të gjithë televizionet, por kjo sipas Avokatit të Popullit Igli Totozani nuk duhet të ndodhë më. Për këtë qëllim Igli Totozani, i është drejtuar me një tjetër rekomandim Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve lidhur me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në media. Totozani i kërkon kryetarit të KQZ-së Denar Biba që të konstatohet absolutisht i pavlefshëm vendimi i KQZ-së  nr.503 datë 3.06.2013, që detyron mediat të transmetojnë materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore.
Sipas Avokatit të Popullit, mënyra e formulimit sidomos të pikës “c”, të dispozitivit të vendimit në fjalë, përbën në mënyrë të qartë ndërhyrje të KQZ-së në lirinë e shprehjes që medias i garantohet me Kushtetutë, duke e kufizuar atë rast pas rasti me anë të vendimmarrjes me karakter administrativ. Totozani thekson se media është e lirë në ushtrimin efektiv të lirisë së saj të shprehjes dhe ajo nuk mund të diktohet në përmbushjen e misionit të saj publik.

Fushata: Totozani – Bibës shfuqizo vendimin, jo më kaseta partish në TV

Ndërsa motorët e fushatës elektorale janë ndezur, Avokati i Popullit ka një kërkesë për kreun e KQZ Denar Biba. Kemi parë që në fushatat e fundit elektorale kasetat e montuara nga vetë partitë janë transmetuar në të gjithë televizionet, por kjo sipas Avokatit të Popullit Igli Totozani nuk duhet të ndodhë më. Për këtë qëllim Igli Totozani, i është drejtuar me një tjetër rekomandim Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve lidhur me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në media. Totozani i kërkon kryetarit të KQZ-së Denar Biba që të konstatohet absolutisht i pavlefshëm vendimi i KQZ-së  nr.503 datë 3.06.2013, që detyron mediat të transmetojnë materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore.

Sipas Avokatit të Popullit, mënyra e formulimit sidomos të pikës “c”, të dispozitivit të vendimit në fjalë, përbën në mënyrë të qartë ndërhyrje të KQZ-së në lirinë e shprehjes që medias i garantohet me Kushtetutë, duke e kufizuar atë rast pas rasti me anë të vendimmarrjes me karakter administrativ.

Totozani thekson se m edia është e lirë në ushtrimin efektiv të lirisë së saj të shprehjes dhe ajo nuk mund të diktohet në përmbushjen e misionit të saj publik.

Article Logic
Execution time: 0.019275903701782