INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Frikacak, bëhu burrë…''/ Erjola Doci i nxorri ''të palarat'' Eros Grezdës, Nevina Shtylla ka një kërkesë për futbollistin!

''Frikacak, bëhu burrë…''/ Erjola Doci i nxorri ''të palarat'' Eros Grezdës, Nevina Shtylla ka një kërkesë për futbollistin!

Publikuar më: 11:30 28-09-2022

Nevina Shtylla ka vendosur të ftojë publikisht futbollistin e Kombëtares së Futbollit Eros Grezda në një përballje me Erjola Docin. Kjo e fundit njihet për deklaratat e saj të bujshme dhe këtë herë ka “piketuar” futbollostin. Sipas saj, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak”.

 

“E di si është puna, rezultoi frikacak! Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk ia hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri “unsend”!“- tha ajo në “E diell” teksa shtoi: “Bëhu burrë!”

Kështu, moderatorja e ka ftuar Erosin në emision. Përmes një postimi në Instagram ajo shkruan: “Eros po ta bëj publikisht ftesën për në emision ta sqarojmë një herë e mirë këtë punë”. Ndërkohë, nga ylli i futbollit nuk ka ende përgjigje. Vlen të theksohet se Eros dhe Nevina janë përfolur për një lidhje vite më parë. Shkak u bënë shpoqërimet e tyre dhe komentet në rrjetet sociale. Megjithatë, ata sqaruan se nuk ka asgjë përtej shoqërisë.

download.jpg

 

 

Nevina është në lidhje prej vitesh me një jurist dhe jo rrallë ka folur për të ndonëse e mban larg vëmendjes mediatike lidhjen e saj.

 

Nga ana tjetër, futbollisti aludohet prej kohësh se është hedhur në krahët e një modeleje. Kohëve të fundit është përfolur se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij me modelen spanjolle.

Nicole ka publikuar një fotografi me futbollistin, duke shtuar kështu zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.

 

Gjithsesi, futbollisti është shfaqur më i tërhequr nga zhurma mediatike, duke preferuar të mos prononcohet rreth lidhjes me bukuroshen spanjolle. Ai ka qenë në një lidhje me Oriola Marashin nga e cila u nda pas shumë ulje-ngritjesh.

Article Logic
Execution time: 0.0030438899993896