INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
French Montana bën foto me Ledrin, por në skenë del me reperin tjetër SHQIPTAR i cili e quan “VËLLA” [VIDEO]

French Montana bën foto me Ledrin, por në skenë del me reperin tjetër SHQIPTAR i cili e quan “VËLLA” [VIDEO]

Publikuar më: 23:12 06-07-2018

Reperi me famë botërore, French Montana, ka pasur rastin që përgjatë karrierës së tij të takojë disa shqiptarë. 

Ai ka realizuar një duet me artisten shqiptare, Era Istrefi, në vitin 2017, këngën e titulluar “No I love yous”, e cila është pritur shumë mirë nga fansat. Po në këtë vit, ai u bë pjesë e klipit “Four Sesons”, të këngëtares së njohur shqiptare, Dafina Zeqiri. Ai është takuar gjithashtu me reperët DJ Blunt dhe Real 1, teksa së fundmi në një koncert në Zvicër, u takua edhe me reperin e njohur kosovar, Ledri Vula.

Ky i fundit publikoi një foto në Instagram me reperin me origjinë marokene. Por siç duket French Montana ka marrëdhënie të mira edhe me reperin tjetër shqiptar i cili është pjesë e labelit Rock Nation, pikërisht Gashi.

Ky i fundit ka qenë pjesë e një koncerti në Zvicër ku u takua dhe me Ledrin e pasi publikoi një video ku ndezi atmosferën gjatë performancës së French Montana të cilin e quan vëlla.

My bro @frenchmontana brought me out during his set in Switzerland tonight !

A post shared by GASHi (@gashi) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0039551258087158