INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Francë, sekuestrohet 1.5 tonë kokainë, në pranga 11 persona

Francë, sekuestrohet 1.5 tonë kokainë, në pranga 11 persona

Publikuar më: 09:32 22-06-2017

Një sasi prej 1.5 ton kokainë u sekuestruar në një plazh në jugperëndim të Francës, ndërsa 11 persona janë arrestuar mes tyre shtatë janë shtetas grekë.

Droga u zbulua nga xhandarmëria franceze gjatë një operacioni shpëtimi të një varke me pasagjerë, të cilët ishin në rrezik.

Shtatë persona u arrestuan ndërkohë që po merrnin pakot e kokainës. Katër persona të tjerë u arrestuan në një shtëpi 20 kilometra larg nga plazhi, ku u sekuestruan edhe 180 kg kokainë.

Autoritetet franceze kanë dorëzuar informacionin dhe fotografitë e të arrestuarve tek autoritetet greke, por pas një kontrolli të hollësishëm, rezultoi  se të arrestuarit nuk kishin vepra të tjera të ngjashme të kësaj natyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391