INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca nis zbatimin:Jo më celularë në shkolla, po në Shqipëri ç’do të ndodh

Franca nis zbatimin:Jo më celularë në shkolla, po në Shqipëri ç’do të ndodh

Publikuar më: 17:21 03-09-2018

Këtë të hënë nxënësit francezë janë ulur në bankat e shkollës për të nisur vitin e ri mësimor.

Por që prej ditës së sotme ata do të duhet të mësohen me një tjetër realitet në ambjentet e shkollës, jo më celuarë.Përdorimi i telefonëve do të jetë e thjesht një e shkuar në arsimin francez, pasi duke nisur nga ky sezon i ri në shkolla është e ndaluar me ligj përdorimi i celularëve.Një ligj i tillë i komentuar gjerësisht ishte inisiativë e presidentit Macron i cili në fushatën e ndërmarrë kërkoi që në shkollat fillore dhe në shkollat e mesme të ndalohen pajisjet inteligjente.

Mbështetësit e një ligji të tilllë shprehen se një nismë e tillë do të ndihmojë që fëmijët të jenë më të përqëndruar në klasa, do të luftojë bulizmin dhe do të inkurarojë nxënësit të jenë më aktiv dhe më produktivë. Rreth 90% e adoleshentëve në Francë zotërojnë një telefon celular dhe shpresohet se një ligj i tillë do të ndikojë në reduktimin e përhapjes së materialeve me përmbajtje dhune. Ministri francez i Edukimit Jean Michel Blanquer e cilësoi si ligjin e shekullit të 21 i cili do të vendosë disiplinë në shkolla.

“Të jesh i hapur ndaj teknologjisë nuk do të thotë aspak se ne do të pranojmë të gjithë përdorimet e tyre’ shtoi ministri ndërsa ligji kalonte në parlament.

Edhe në Shqipëri viti i ri shkollor pritet të vij me një risi për nxënësit dhe mësuesit e arsimit parauniversitar, nga cikli fillor e deri tek ai i mesëm. Telefonat celular nuk do lejohen të përdoren gjatë procesit mësimor.

Ky është urdhri i firmosur nga ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, nismë që parashikon fokusimin e nxënësve por edhe të mësuesve në funksion të procesit mësimor, ndërsa vlen të theksohet se është hera e parë në vendin tonë që tentohet zbatimi i një mase të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271