INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nga Shkodra i jep këtë përgjigje ftesës së socialistëve për bashkëpunim

Basha nga Shkodra i jep këtë përgjigje ftesës së socialistëve për bashkëpunim

Publikuar më: 18:33 03-09-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen aksionit opozitar për të shpëtuar nga një qeveri e lidhur me krimin.

“Duke filluar nga sot detyra jonë si parti opozitare është të gjejmë rrugët dhe mënyrat të formulojmë aksionin dhe platformën politike për ti dhënë fund kësaj gjendje të padurueshme për Shkodrën dhe Shqipërinë dhe për ti dhënë vendit siguri demokraci dhe shtetet të së drejtës. Le të fillojmë nga formulimi i një platforme” tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, i bëri thirrje kreut të Policisë së Shkodrës që të japë dorëheqjen ose të zbardhë krimet e rënda që kanë ndodhur së fundmi në këtë qark.

Nëse s’ta mban të mobilizosh efektivët, atëherë duhet të japësh dorëheqjen, tha Basha, i cili akuzoi policinë për lidhje me krimin.

“Jep dorëheqjen dhe largohu përndryshe do jesh fajtor si Xhafaj”, shtoi kreu i PD-së, “krimi iu a ka marrë kalanë nga brenda”.

Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj nga Shkodra ftesës së socialisteve bërë më herët për bashkëpunim. Por, sipas Bashës, kjo nuk mund të ndodhë pasi mazhoranca është bërë njësh me krimin.

Sot kufiri mes krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht, deklaroi Basha.

“Prioritet është çlirimi i Shqipërisë nga krimi, asnjë ligj projektligj asnjë akt s’ka asnjë domethënë pa çliruar qeverisjen nga krimi”, theksoi Basha./panorama/

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543