INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Foto bëri xhiron e rrjetit! U akuzua se ka kryer marrëdhënie me Andin, Melisa reagon e përlotur: Mami s’më flet…

Foto bëri xhiron e rrjetit! U akuzua se ka kryer marrëdhënie me Andin, Melisa reagon e përlotur: Mami s’më flet…

Publikuar më: 13:39 11-01-2021

Vijojnë akuzat e Fatjonit kunddrejt Melisës, se ajo ka kryer marrëdhënie me dikë tjetër që u diskutua në “Përputhen Prime”.

Temën e rihapi Ana gjatë takimit me Fatjonin. Kjo e revoltoi mjaftueshëm Melisën e cila e përlotur tha: “Nuk më plas fare çfarë shpik Fatjoni, dhe tha që s’donte të prekte familjen time por e bëri. Nëse ke prova nxirri këtu me foto me gjëra.”

Por mbrëmjen e sotme, Melisa befasoi të gjithve kur tha se nuk flet me nënën e saj, pas akuzave të bëra nga Fatjoni se ajo kryen marrëdhënie seksuale me një djalë, për të cilin portalet aluduan se është Andi.

“Nuk flas me mamanë time për shkak të kësaj situate. Ajo e di shumë mirë se kush jam dhe si jam, por duke qenë një epokë tjetër. Ajo nuk do më hedhe kurrë në rrugë se jam fëmija i saj, por normalisht që do ketë kritika. Akuzat e Fatjonit dhe aludimet e publikut e kanë prekur.”, deklaroi Melisa, e cila mohoi marrëdhënien me Andin.

Ajo tha se fotoja që qarkulloi në rrjet me të dhe Andin është bërë në ambientet e Top Channel.

“Nuk kam çfarë të them. Kjo foto është e zvogëluar. Këtu jemi në ambientet e Topit. Thjesht është zmadhuar kjo foto “, tha Melisa.

Article Logic
Execution time: 0.0040688514709473