Nuk ka rëndësi nëse java ka pak që ka nisur. Kur është fjala për të bërë planet e fundjavës, asnjëherë nuk është herët. Fundjavë e cila do të startojë që të enjten në Folie Terrace me një ndërthurje të muzikës më të mirë shqiptare me atë hip-hop dhe house, nga duart e treshes së DJ-ve: Abel, Mickey dhe Olti. Për të vazhduar të premten me një dyshe që nuk kanë nevojë për shumë koment, pasi siç kanë emrin, janë thjesht Kaos. Vishni këpucët më të rehatshme dhe bëhuni gati ta djegim në Folie Terrace!
Ora: 23:00
Data: 9 / 10 Qershor
Telefon: 068 60 91 668 / 068 60 89 886
Vendodhja: Rruga "Murat Toptani", Tiranë