Java nuk ka shumë që ka nisur e megjithatë mendja na punon vetëm tek fundi i saj. Si për fat Folie Terrace nuk e ka për zakon të na lërë të presim gjatë, pasi festa do të fillojë që të enjten me Shqip-Hop. Një event që rikthehet pas shumë kohësh me dyshen e DJ-ve Mickey dhe Olti. Për t'u pasuar të premten nga Aventurat e DJ Sardit. Në fakt jo vetëm të Sardit, por edhe balerinave që do ta shoqërojnë atë. Shënojini që tani këto dy netë në Axhendën tuaj, fundjava vjen shpejt!
Ora: 23:00
Data: 2 / 3 Qershor
Telefon: 068 60 91 668 / 068 60 89 886
Vendodhja: Rruga "Murat Toptani", Tiranë