Siç duket këtë fundjavë do ta kemi të vështirë të bëjmë zgjedhjet tona, sikundër opsionet janë nga më të mirat. Dy prej tyre janë ato në Folie Terrace. Përpos performancës së Kaos këtë të premte, Folie rezervon këtë të shtunë "throwback-un" e fundit për këtë vit të DJ Sardit. Një kthim pas në kohë me hitet më të mira ndër vite, ato këngë që edhe sot ja dalin të na zgjojnë dëshirën për të kërcyer. Sepse në Folie, ju dhe muzika jeni një!
Ora: 23:00
Data: 17 Dhjetor
Telefon: 068 60 91 668 / 068 60 89 886
Vendodhja: Rruga "Murat Toptani", Tiranë








12 Nov 2025 





