INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Folën shumë tani le të shkojnë në shtëpi''! Neymar bëhet ironik

''Folën shumë tani le të shkojnë në shtëpi''! Neymar bëhet ironik

Publikuar më: 08:15 03-07-2018

Brazili e mposhti sot Meksikën me rezultat 2-0, duke u kualifikua kështu në çerekfinale. Edhe pse Meksika ishte shumë e përgatitur, Brazili e dominoi ndeshjen. Ishte Neymar që shënoi golin e parë në minutën e 51 dhe asistoi në golin e dytë, i cili u shënua nga Roberto Firminon.

-640-0-5b3a9cfb7072b.jpg

"Ata folën shumë, tani le të shkojnë në shtëpi. Dua ta uroj tërë skuadrën. Gjatë ndeshjes ka momente kur vuani, këto janë ndeshje të vështira dhe Meksika është një skuadër e madhe, por ne treguam se kemi shumë klas. Sulmuesit tonë mund të shënojnë gola sepse ne e dimë që jemi të fortë edhe në mbrojtje", u shpreh Neymar për gazetarër pasi përfundoi ndeshja.

I pyetur për shkeljen që Miguel Layun i bëri në këmbë, Neymar u përgjigj: "Ishte jo e drejtë. Topi nuk ishte në lojë dhe ne ishim jashtë fushes".

 

Article Logic
Execution time: 0.0041508674621582