INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FMN mbyll punën në Tiranë, por kujdes me borxhin dhe reformën në drejtësi

FMN mbyll punën në Tiranë, por kujdes me borxhin dhe reformën në drejtësi

Publikuar më: 12:34 01-03-2017

Me ardhjen e socialistëve në pushtet, qeveria e Kryeministrit Rama vendosi të bashkëpunojë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Por tre vite më vonë ka përfunduar marrëveshja tre vjeçare me Shqipërinë, dhe për Bordin e drejtorëve kjo mund të cilësohet si një arritje shumë e mirë për Shqipërinë.
FMN në Tiranë:
“Programi u arrit me sukses duke e vendosur Shqipërinë në rrugën e përmirësimit të financave publike. Falë përpjekjeve të autoriteteve shqiptarë, ne mundëm të mbështesim reformat që janë kritike për rritjen. Programi forcoi kuadrin ligjor, reduktoi dobësinë e ekonomisë, dhe ndihmoi në ruajtjen e qëndrueshmërisë ekonomike, pavarësisht faktorëve të jashtëm”.
Por megjithatë FMN shprehet se Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të forcuar rritjen dhe qëndrueshmërinë e saj ekonomike.

Për këtë, institucioni financiar ndërkombëtar kërkon ecjen para me reformën në drejtësi, të mbështetur nga BE, si dhe reformat e tjera të lidhura me të, “për të trajtuar shqetësimet e qeverisjes dhe një sistem joefikas të drejtësisë”.
Sipas deklaratës së publikuar nga vetë FMN, duhet të vijojnë përpjekjet për të ulur borxhin publik dhe nevojat e huamarrjes. Gjithashtu kërkohet reforma e taksës së pronës dhe reduktimi i përjashtimit nga taksat.

Article Logic
Execution time: 0.0042238235473633