INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet pas pezullimit Rektori i UT, Koni, thotë me emra dekanët që po e ''LUFTOJNË'' politikisht

Flet pas pezullimit Rektori i UT, Koni, thotë me emra dekanët që po e ''LUFTOJNË'' politikisht

Publikuar më: 09:14 19-04-2019

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për vendimin e Besa Shahini për ta pezulluar. Koni ka zbardhur gjithë historinë që daton që në vitin 2017 dhe pas saj qëndron grupi i ish rektorit, Dhori Kule në bashkëpunim me mazhorancën.

“Lufta e dekanëve që u shprehën në mbështetje të urdhrit të ministres së Arsimit, nuk ka filluar tani, por është shprehur qysh në muajin shkurt të vitit 2017. Kur sapo ka qenë krijuar bordi i administrimit. Në shkurt të vitit 2017, ka filluar një shantazh i plotë, i organizuar nga persona të cilët kanë qenë ish drejtuesit e Univesritetit të Tiranës, Dhori Kule, Ervin Demo, Edmond Rapti, Artan Hoxha. Qëllimi i tyre ka qenë bllokimi i Universitetit të Tiranës, në të gjithë komponentët e funksionimit të tij, në mënyrë që të detyronin rektorin e Universitetit për të dhënë dorëheqjen. Unë, pavarësisht nga bllokimet nuk e kam bërë këtë veprim”, sqaroi rektori Koni.
Rektori shtoi më tej se grupi i Dhori Kules, ka vepruar për interesa personale dhe kanë bashkëpunuar me institucione shtetërore, duke hedhur kështu një akuzë shumë të rëndë, se ka patur një komplot për largimin e tij nga mazhoranca aktuale.

Article Logic
Execution time: 0.0042068958282471