INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në bllok kundër Rektorit Konit dhe 4 dekanë të Universitetit të Tiranës

Në bllok kundër Rektorit Konit dhe 4 dekanë të Universitetit të Tiranës

Publikuar më: 13:09 15-04-2019

Në bllok kundër Rektorit Konit kanë dalë dhe 4 dekanë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Ata kanë përshëndetur vendimin e pezullimit. Dekani i ekonomikut Dhori Kule ngriti dhe akuza për shkelje ligjore dhe shpërdorim të fondeve nga ana e administratës së rektoratit.

"Vendimi i ministres ishte efiçent. Konstatimet e shkeljeve të ligjit janë bërë nga KLSH, gjykatat, ministritë. Është krijuar një situatë ngërçi shumë shqetësuese. Deri më sot vlerësimi është se komentet politike e kanë vonuar vendimin. problemet doli në pah nga protesta e studentëve. Janë bërë prezente shkelje shumë flagrante në marrëveshjet dhe marrëdhëniet e pa justifikuara. Vetë administrata e UT ka kryershumë lëvizje. Kam konstatuar që nga momenti ku u informua publiku se të gjithë thonë se ky vendim është jo vetëm i mirëpritur, por edhe i vonuar. Tashmë pedagogët dhe studentët do mësojë të sillen në mënyrë të ligjshme. Kam bindjen që do të kemi vetëm progres ecuri dhe një angazhim për të kompensuar gjithë këto defiçensa. Tashmë UT është më i miri, i pari me diferencë të madhe nga gjithë të tjerë. Këtë ngërç të krijuar do ta kalojmë shumë shpejt", deklaroi Kule.

Ndërsa Artan Hoxha, Dekani i Drejtësisë renditi shumë shkelje nga ana e rektoratit, që nga punësimet e jashtëligjshme deri tek privimi i autonomisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451