INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fleckenstein: I kuptueshëm zhgënjimi i Kosovës, por taksa duhet të hiqet

Fleckenstein: I kuptueshëm zhgënjimi i Kosovës, por taksa duhet të hiqet

Publikuar më: 14:18 28-11-2018

Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein  thotë se Kosova duhet të heqë taksën, por nga ana tjetër Serbia nuk duhet të pengojë Kosovën në përpjekjet e saj, edhe pse nuk e mbështet si shtet. Në një intervistë dhënë për Deutsche Welle, Fleckenstein pohon se veprimi Prishtina ndërmori këtë hap për shkak të zhgënjimit për refuzimin e anëtarësimit në Interpol, por edhe për shkak të procesit të zvarritur të liberalizimit të vizave që është për të ardhur keq. Eurodeputeti megjithatë këshillon se nuk vendimet nuk duhet të rezultojnë reagime të pamenduara e momentale. “Nëse liberalizimi i vizave me Kosovën nuk arrihet këtë vit, do të ishte i kuptueshëm zemërimi i madh dhe zhgënjimi në popullsi”-thotë ai.  Por, Fleckenstein theksoi nga ana tjetër se ndërsa bashkësia ndërkombëtare kërkon një Kosovë të stabilizuar, me aftësinë  e durimit, sepse kjo do të kishte efekt pozitiv edhe në procesin e njohjes së pavarësisë, pret nga ana tjetër edhe nga Serbia që të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht, megjithëse mund të mos i mbështesë ato. “ Një fqinjësi e mirë mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë është qendrore për paqen në Ballkan. Fillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë është një sukses historik që i dedikohet Federica Mogherinit. Ne kemi besim në rolin e saj si ndërmjetësuese”-deklaroi eurodeputeti.

Article Logic
Execution time: 0.003324031829834