INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flasin dietologët, pica një zgjedhje më e mirë se shumica e drithërave

Flasin dietologët, pica një zgjedhje më e mirë se shumica e drithërave

Publikuar më: 14:30 12-02-2019

Është e dielë dhe zgjohesh në mëngjes me dhimbje koke pas një nate duke pirë dhe sillesh në krevat duke parë – Oh Zot çfarë është ajo? Oh po, është një copë nga pica që ke blerë mbrëmë! Ç’kemi!

Zgjohesh nga krevati dhe zvarrit veten në kuzhinë për ta ngrohur. Mmm, po. Nuk ka gjë më të mirë se sa një copë e ngrohtë pice për vaktin më të mirë të ditës.

Nëse ke vënë në dyshim nëse pica është ushqimi i duhur për këtë vakt, mos u shqetëso se një dietolog ju ka dalë në mbrojtje.

“Mund të befasohesh po të zbulosh se një copë mesatare pice dhe nje tas me drithëra kanë pothuaj të njëjtën sasi kalorish,” thotë Chelsey Amer. “Sidoqoftë, pica ka më shumë proteina që do ju mbajnë më të ngopur gjatë paradites.”

Të surprizuar? Ky është një goxha konfirmim, duke patur parasysh që shumica e drithërave në treg nuk janë gjë tjetër përveç se një grusht sheqer.

“Nuk është se po zgjedh picën si mundësinë më të mirë e të ushqyerit për mëngjes,” thotë Amer kur u pyet që të qartësonte deklaratat e saj. “Shumë nga drithërat t= e prodhuara për vaktin e mëngjesit kanë po aq shumë sheqer sa një çokollatë.”

Megjithatë, ajo u shpreh se nuk mund të thotë këtë gjë për të gjitha llojet e çdrithërave. “Unë vetë kërkoj që në etiketë të ketë të paktën 5 gramë fibra dhe jo më shumë se 5 gramë sheqer të shtuar,” shkruan ajo në lidhje me zakonet e saj të blerjes së çerealeve. “Gjithashtu, përbërësi kryesor duhet të jetë 100% gruri. Pastaj, kombinoji drithërat me një burim të mirë proteinash siç është kosi grek, qumështi, ose disa kokrra frutash të thata ose fara, dhe hidh ca manaferra sipër për më shumë fibra, vitamin dhe minerale.”

Po në lidhje me picën?

“Mendoj se njerëzit duhet të hanë çfarë duan për momentin,” shprehet Amer. “Duke ngrënë një copë pice për mëngjes, mund të shmangë të ngrënit e një pice të tërë më vonë gjatë ditës.”

Epo e dëgjuat vetë. Futeni picën në tost dhe bëje “picë për mëngjes”. Por a mund të themi nëse është më e mirë se një tas me drithëra? Shumica akoma nuk e mbështesin këtë.

Article Logic
Execution time: 0.004194974899292