INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flasin deputetët e Partisë Demokratike: Vëllain e ministrit Xhafaj e ka përgjuar një...!

Flasin deputetët e Partisë Demokratike: Vëllain e ministrit Xhafaj e ka përgjuar një...!

Publikuar më: 22:07 17-05-2018

Enkelejd Alibeaj rrëfeu në Top Channel autorësinë e audio-përgjimit të bërë Agron Xhafajt. Alibeaj pranon se përgjimi nuk është bërë nga Albert Veliu, por nga një gazetar.

“Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima”, deklaroi ai në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte.

Por pse një gazetar do të dërgonte tek PD një përgjim të tillë?

“Se tek policia është Fatmir Xhafaj, tek Partia Socialiste është Rama dhe kush ngel që audio-përgjimi të publikohej”, tha ai.

Mes qëndrimit të prerë të Partisë Demokratike se audo-përgjimi që ajo publikoi për Agron Xhafajn dhe qëndrimit po aq të prerë të Partisë Socialiste, që thotë se bëhet fjalë për një skenar mafioz ka një masë të madhe shqiptarësh që janë në mëdyshje.

Të njejtën gjë, por nga një studio tjetër, ka thënë edhe Ervin Salianji.

Ndërsa në studio debatohej për autenticitetin dhe besueshmërinë e dëshmitarit X, Salianji tha se përgjimin mund ta ketë bërë një gazetar, raporton “BalkanËeb”.

“Po sikur përgjimin ta ketë bërë një gazetar? Do i nxjerrim emrin ne. Mund ta ketë bërë një gazetar. Nuk po themi sot Agron Xhafaj nga ky panel do e fusim në burg. Ne kemi fakte:

1. Agron Xhafaj që thotë se po më sulmojnë vëllain.

2. Thotë që ata në Itali po zbërthehen.

3. Thotë mos më kërko më ndihmë se po na sulmojnë.

4. Vëllai i tij ka falsifikuar nenin.

Këtu është ujku ça gjurmësh kërkojmë ne. Si s’paska çështje moraliteti këtu.

Bëj çfarë të duash se këtu nuk ka moralitet. Të njëjtën gjë thoshin për Elvis Rroshin, për Saimir Tahirin, për 2-3 deputetë të qarkut të Lezhës. Ne po diskutojmë këtu ne prokurorët dhe gjykatësit është provë apo nuk është provë.

Kjo është provë. Agron Xhafaj ka shkuar për të mos shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, deklaroi Salianji në “Studio e Hapur”.

Article Logic
Execution time: 0.0082869529724121