INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flasin akoma! Klaudia Pepa festoi ditëlindjen, por si e uroi Albi Nako? E shihni këtu! [FOTO]

Flasin akoma! Klaudia Pepa festoi ditëlindjen, por si e uroi Albi Nako? E shihni këtu! [FOTO]

Publikuar më: 17:26 28-10-2019

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Në profilin e “Instagram”-it, ajo ndau me fansat një foto të saj dhe i bëri një urim vetes.

“Vajza e ditëlindjes! Ditëlindja është vetëm një ditë më shumë nga të gjitha ditët që do të vijnë, por bëhet një kujtim i veçantë nëse kalohet me ata që i doni. Ajo që e bën të veçantë një ditëlindje nuk është vetë data, por dashuria që është mbjellë ndër vite, e mbledhur përmes vëmendjeve dhe buzëqeshjeve të atyre përreth nesh. Faleminderit miqve të mi, faleminderit edhe juve, faleminderit për përkrahjen, për këshillat, faleminderit që keni qenë atje. Një përqafim, Kla!”, shkruan balerina krahas fotos.

Teksa ka marrë urime të shumta nga fansat dhe miqtë, vëmendjen e ka marrë komenti i ish-bashkëshortit të saj, koreografi i njohur, Albi Nako. “Gëzuar ditëlindjen”, i shkruan a, duke e shoqëruar urimin me emoji të tortës.

NAKO.png

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723