INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FINEM dhe Butrint Imeri sherr me njëri-tjetrin, çfarë ndodhi në Prishtinë?

FINEM dhe Butrint Imeri sherr me njëri-tjetrin, çfarë ndodhi në Prishtinë?

Publikuar më: 15:30 02-01-2026

Reperi i njohur si FINEM, dhe këngëtari Butrint Imeri, janë përfshirë dje (1 janar 2026) në një përleshje fizike në Prishtinë.

Sipas informacionit të Veriu.info, FINEM së bashku me disa shokë dyshohet se kanë sulmuar Butrint Imerin pranë një hoteli në qytet. Si pasojë e dhunës, Butrint Imeri ka marrë lëndime dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të Prishtinës dhe ndërkohë që dëshmitarë kanë raportuar në media, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për shkaqet ose rrethanat e sakta të përplasjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656