INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filozofia Lagom: Të jetosh me më pak dhe të jesh i lumtur!

Filozofia Lagom: Të jetosh me më pak dhe të jesh i lumtur!

Publikuar më: 11:32 22-08-2017

“Lagom”, mbajeni shënim këtë fjalë suedeze pasi ekspertët betohen se do të bëhet shumë popullore në vjeshtën e vitit 2017.

Kjo është një filozofi jetë që tekstualisht do të thotë “asgjë e tepruar”. As shumë, as pak: “e duhura”, ose “mjaftueshëm”. Mund të jetë një look fashionisteje pa teprime, një tavolinë pune e rregullt, një festë me miqtë më të ngushtë, një darkë e pasur por jo e ekzagjeruar. Ky qëndrim mund të shpjegohet simbolikisht nga kriteri me të cilin suedezët zgjedhin qumështin: as të plotë dhe as pa yndyrna, por pjesërisht të skremuar. Me fjalë të tjera, ekuilibër.

Lojë skuadre

Për Financial Times sipërmarrësit duhet të mësojnë nga modeli suedez, ku kolektiviteti mund individualizmin, grupi vlen më shumë se individi, shefi inkurajon kolegët që të punojnë më pak dhe në mënyrë më efikase. “Live Lagom” është katalogu Ikea me fotot e lagomersave, njerëz të zakondshëm që interpretojnë idenë në funksion të ambientalizmit: kursejnë energji, nuk shpërdorojnë ujin dhe prodhojnë më pak plehëra. Lagom është që bërë që tani një brand korean i kthyer në kult me produkte të thjeshta me ambalazhim bazim, si xheli që kur aplikohet në fytyrë bëhet ujë (ekuilibri i duhur i hidratimit). Lagom Fashion është një butik londinez online që ofron veshje me cilësi të mirë, të rehatshëm dhe të bërë për të mos u prishur. Më mirë diçka e dobishme se sa diçka sipërfaqësore.

Kritikat

Në kundërshtim me një pjesë të mirë, Richard Orange, një gazetar i Guardian që jeton në Suedi ul entuziazmin:”Ju lutem, mos e transformoni Lagom-in, doktrinën mbytëse luteriane të auto-privimit në një trend jetese. Kështu thjesht promovojmë pritshmëritë më bazë dhe konformizmin”. Të tjerë thonë që Lagom nuk është e njëjtë për të gjithë pasi gjithësecili duhet të gjejë ekuilibrin e tij personal që e bën të lumtur. Pra edhe Lagom duhet bërë që të funksionojë. Por për të filluar, disa sugjerime janë të thjeshta, si të zbulosh vlerën e pushimit (suedezët bëjnë  të tillë gjatë ditës), të respektosh hapësirën e të tjerëve, të mos mburresh me sukseset personale, si dhe të heqësh dorë nga tualeti një ditë në javë. Jo të gjitha ekzaktësisht të thjeshta. Por në kërkim të ekuilibrit, një Lagom të mbarë për të gjithë.

Article Logic
Execution time: 0.0061750411987305