INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filmi vizatimor që po shkakton një efekt të çuditshëm tek fëmijë! Prindërit e shqetësuar [FOTO]

Filmi vizatimor që po shkakton një efekt të çuditshëm tek fëmijë! Prindërit e shqetësuar [FOTO]

Publikuar më: 16:03 05-02-2019

Disa prindër janë shprehur të shqetësuar në lidhje me efektin që ka filmi vizatimor “Peppa Pig” te fëmijët.

Disa prej tyre thonë se fëmijët e tyre kanë marrë një theks anglez – pavarësisht se jetojnë në SHBA.

Ky film vizatimor është mjaft i dashur për fëmijët e vegjël, zakonisht midis moshës 18 dhe gjashtë muajsh.

Megjithatë, disa nëna dhe baballarë po paralajmërojnë prindërit e tjerë për “Efektin Peppa”.

“Isha e ngazëllyer kur vajza ime filloi të shikonte ‘Peppa Pig’, sepse mendova se mund të merrte një theks të admirueshëm britanik, por gjithçka që ajo mësoi ishte si të hungërinte si një derr”, shkruan një nga prindërit.

“Kushëriri im 3-vjeçar ka një theks anglez duke parë ‘Peppa Pig’ dhe unë jam xheloz”, shkruan dikush tjetër në Twitter.

Zëri i Peppa-s bëhet nga aktorja 17-vjeçare Harley Bird, e cila ka lindur në Rochdale, Greater Manchester, por më vonë u transferua në Tring, Hertfordshire.

stndrf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332