INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duhet të punoni vetëm kaq orë në ditë që të jeni produktivë

Duhet të punoni vetëm kaq orë në ditë që të jeni produktivë

Publikuar më: 15:05 05-02-2019

Shpesh bëjmë gabim kur lidhim orët e gjata me më shumë punë. Studimet kanë treguar se ka një diferencë mes sasisë dhe efektivitetit të punës që bëjmë.

Duhet të punoni vetëm 4 orë në ditë që të jeni produktivë!

Kërkuesi amerikan Alex Soojung Kim Pang ka publikuar në një libër rezultatet e studimit të tij të fundit. Dhe gjithçka është e qartë: ne punojmë shumë (në termat e orëve të punës). Në fakt, 4 orë janë të mjaftueshme.

Shembull për këtë kemi shkrimtarin Charles Dickens dhe shkencëtarin Charles Darëin. Ata punonin vetëm për 4 orë dhe arritën gjëra të mrekullueshme. Darëin punonte në 3 sesione 90 minutëshe çdo ditë. Pjesën tjetër e kalonte duke lexuar, ecur ose duke fjetur. Ndërkohë Dickens niste punën në 9, bënte një pushim dreke dhe përfundonte në orën 2 të mesditës.

Kur ditët bëhen më të gjata, produktiviteti ulet. Kemi tendencën t’i lëmë gjërat për më vonë dhe rrjedhimisht të arrijmë më pak. Sipas këtij studimi, do të ishte mirë që të gjitha kompanitë të zbatonin 4-orarëshin dhe të ofronin pushime dreke (reale) dhe aktivitete në natyrë. Kështu eficenca e punonjësve do të ishte më e lartë, dhe kompania më e suksesshme./blitz.al 

Article Logic
Execution time: 0.0028719902038574