INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filmi erotik i Nick Jonas mbërrin një vit me vonesë [VIDEO]

Filmi erotik i Nick Jonas mbërrin një vit me vonesë [VIDEO]

Publikuar më: 10:33 27-05-2016

Më në fund ka mbërritur në tokën e premtuar filmi i Nick Jonas, “Careful What You Wish For”, dhe absolutisht nuk duhet humbur.

Kjo vlen si për meshkujt ashtu dhe për femrat pasi ky triller-erotik ofron pak për të gjitha shijet. Në videon ngacmuese prej 3 minutash Nick shfaqet më në formë se kurrë kur shpalos trupin muskuloz, ndërkohë që përpiqet të bëjë për vete bukuroshen përvëluese Isabel Lucas. E vënë në rolin e femrës më të madhe në moshë, por edhe të martuar, ajo do të thyejë të gjitha rregullat kur do të përfshihet në një marrëdhënie shumë të nxehtë me Nick. Filmi ishte publikuar ekskluzivisht në Gjermani prillin e kaluar dhe një vit më pas do të mbërrijë në Amerikë, më 10 qershor. Realizimi është i vitit 2013 dhe ka bërë rrugë të gjatë për të mbërritur në atdhe, dhe si pasojë mungesa e reklamës nuk e ka bërë shumë të njohur. Por tashmë mund të shijohet nga të gjithë.

Article Logic
Execution time: 0.0042829513549805